Hapet në Krumë të Hasit ekpozita
me dokumenta arkivorë “Prefektura e Kosoves” Has 1921-1925 nga Dokt. Man POGA
Me rastin e 100 vjetorit të Pavaresisë së Shqipërisë, dt. 27-28.11.2012
ora 10-30 në pallatin e kulturës "Pjetër Bogdani" të qytetit të Krumës,
u hap ekspozita me dokumenta arkivorë nga Dokt. Man POGA. Ekspozita me titull: "Prefektura
e Kosovës" themelimi dhe aktiviteti Krumë - Has 1921-1925.
Fjalën e hapjes e mbajti Zv. Kryetari i Bashkisë Krumë Z.
Flamur Thaçi, i cili falenderoi studiuesin e ri nga Hasi Z. Man Poga për
ekzpozitën e hapur për nder të 100 vjetorit të Pavarësisë. Ai theksoi se
dokumentat janë autentike dhe sjellin risi për vizitorët. Periudha në të cilën
fokusohet kjo ekzpozitë i përket njërës prej periudhave me të ndritura të Hasit
por poashtu më pak të studiuara.
Duke falenderuar të pranishmit ai ja dha fjalën specialistit
të Muzeut të Krumës Z. Astrit Fejzës, Historian. Z. Fejza vuri në dukje
rëndësinë e kësaj ekpozitë të çelur me dokumenta arkivorë të pa publikuar më
pare.
Më pas e mori fjalën autori i ekspozitës, Dokt. Man POGA. Ai
tha se janë disa arsye kryesore që në ndërveprim me njëri tjetrin mundësuan
krijimin dhe funksionimin e Prefekturës së Kosovës me qendër në Krumë: 1. Kërkesa
e parisë së Hasit dërguar Keshillit të Naltë, 2.Pozita gjeografike; 3. zhvillimi
politik i kohës; 4. krijimi si qendër arsimore/kulturore, 5 lidhja me Kosovës
që Hasi e kishte të shumëfishtë. Jo po qëllim theksoi ai, prefektura e mori
emrin Prefektura e Kosovës. Hasi gjithmonë ka qënë i lidhur me fatin e Kosovës.
Tashmë po gjysma e Hasit ndodhet përtej kufirit, por kur u themelua Prefektua e
Kosoves ata firmos bashkë, si një njesi administrative, deri më 1923.
Në vijim Z. POGA bëri një shpjegim të gjërë për publikun për
çdo dokument përkatës. Sigurisht rëndësi të madhe ju dha dokumentave që flisnin
për Themelimin e Prefektures, çeljen e zyres Bashkia Krume me dt 21.01.1924,
Zyres së financave, Gjykatës së Krumës, Shkollës së Krumës, krijimit të grupit
artistik të Krumës në vitin 1923, pazarit me mbi 30-të dyqaneve të hapura aty, arsyet se
pse qendren e Prefekturës së Kosovës e
shkëputin nga Kruma për në Kukës etj.
Man Poga
Falenderoi Kryetarin e Bashkisë Krumë Z. Liman Morina, përfaqësuesin e Bashkisë
Krumë Z. Flamur Thaçi dhe Z. Astrit Fejza për mbështetjen dhe u shpreh mjaft i
lumtur për praninë e madhe të qytetarëve të Krumës në ekspozitë.
Ekspozohet
Flamuri i sjellë nga Londra me firmën e n Emigrantëve Hasjan/e.
Krahas paraqitjes se dokumentave arkivore per
Historine e Hasit, u paraqit dhe nje suprize për të pranishmit. Supriza ishte
shpalosja e Flamurit Kombëtar i ardhur nga Emigrantet Hasjan/e që jetojnë në
Londer. Perfaqesuesi i tyre Z. Ibrahim Bera kishte sjelle dhe 100 firmat e tyre
bashkë me flamurin. Ky gjest ishte nje mesazh i madh. Te pranishmit u emocionun
kur shikonin emrat e bijve te tyre si firmetar.
No comments:
Post a Comment