Shënime
rreth librit “Fjala”, të autores Shkurte Mula
Botuar nga gazeta "Tirana Observer", 22 Mars 2015
Nga Man Poga
Mësuese Shkurta, siç e
njohin e i thrrasin të gjithë në Has, përpara se të jetë mësuese, në syrin tim,
është një zonjë e vërtetë në kuptimin e plotë të fjalës. Sepse si zonjë ka lëne
gjurmë tek unë qysh në fëmini, në kontaktin e pare, si mësuese e muzikës (në
8-vjeçare). Dhe e tillë ka mbetur edhe më pas, më sjelljen, aktivitetin,
karakterin, qytetarinë, humorin, që ka përcjellur gjatë gjithë kohës në
komunitet. Më vonë, kam ndjekur nga larg punën e saj, dhe kam vëne re pasionin
e pafund
për të mbajtur gjallë sadopak jetën kulturore, artistike, muzikore në
një qytet të heshtur si Kruma. Edhe këtë libër, e shoh si mesazh nga ana saj,
se jo gjithçka ka vdekur në atë qytet. Së mbrami, kur të gjithë flenë, një
dritë është mbajtur ndezur deri vonë,
për të shkruajtur këtë libër me fabula që mësuese zonjë, Shkurte Mula,
na sjell si kontribut intelektual. Për ne, nxënësit e pafund të saj, ky botim
vjen si dedikim, si shenjë e respektit të pakohë, të pandashëm mes mësueses dhe
nxënesve. Që në kopertinë, në hyrje libri kulmon me vargjet: “Një jëtë me ju nxënës punova, / Ju kam
mësuar e më keni mësuar/ ndaj këtë libër të vogël mendova/ juve për t’ua
dedikuar”.
Duke
lexuar librin “Fjala”, shkruar me shumë mjeshtëri nga znj. Mula, mendimi i parë
që më erdhi ishte: të ulëm dhe të shkruaj ca shënime, në mënyrë që kjo vepër
cilësore, produkt i një përvoje disadekadeshe të mos mbetet krejt në hije, fill
pas botimit, por t’ua bëj të njohur sa më shumë lexuesve që të jetë e mundur.
Besoj se në fund, do me jepni të drejtë, ndoshta do bashkoheni me përshtypjen
time se ky shkrim është minimalist, pasi të lexoni fabulat e autores,
intelektuales, artistes, aktivistes, mësueses së njohur hasjane Znj. Shkurte
Mula.
Një e
nga një, të 208-të fabulat pas çdo leximi të pasurojnë, të mençurojnë edhe më, të
mahnisin me dinamikën, larminë e tematikave të rrokura, freskinë, satirën e
mprehtë në përmbajtje, origjinalitetin në krijim. Në fund, libri mbyllet në
mënyrë të befasishme, gjeniale do të thoja, me krijimin e mrekullueshëm “Nusja
dhe shtetrrethimi”, krijuar nga titujt e 100 filmave shqiptarë. Pa i cënuar
ato, autorja ka “luajtur” me mjeshtëri me titujt e fimave dhe ju ka dhënë
kuptim çdo titulli duke i rradhitur sipas përmbajtjes.
Libri u mbeshtet financiarisht nga Z. Kadri Morina,
bisnesmen, mbi të gjitha i njerëzishëm e dijëdashës, i cili si ish nxënës i
autorës mundësoi botimin në shenjë mirënjohje për vlerat njerzore, intelektuale
dhe qytetare që mësuese Shkurta mbart.
Fabula nga libri:
“Mirësjellje”
N’telefon
e mori shefi.
U
ngrit në këmbë, e përshëndeti.
Një
tjetër u ndodh në zyrë.
E
kuptoi veprimin mirë.
-ç’bën
kështu? A s’e kupton?
Ai
s’të sheh në telefon.
-Që
s’më sheh, këtë e di.
Halli është se më sheh ti.
Halli është se më sheh ti.
“Punë
e shpërblyer”
Një
mësues nga Jugu,
10
vjet në veri.
Dërgoi
disa here,
letra
në n’ministri
Shkuan
dhe plot vite,
Mësuesi
u lodh
Me
hallin e tij
Askush nuk u mor.
Një
ekip kontrolli,
Një
ditë aty mb’rriti,
Dhe
mësuesi nxënësit
Mire
i “pregatiti”.
Çdo
pyetje që bënte,
Ata
si veriu,
Një
përgjigje kthenin,
“Zogu
bën ciu ciu.”
Inspektori
i nxehur tha:
-Një
gjë ta dish ,
Sa
tjem unë atje
Ti
këtu do rrish.
-Dhe
unë,-tha mësuesi,
-Një
fjalë pot a them,
Sa
tjem unë këtu,
K’ta
“ciu ciu” do bëjnë.
Kandidati
Tre
legjislatura,
N’pushtet
një patok.
S’ndryshoi
gjë prej gjëje
As
sot as mot.
Veç
kateve tpara
U
lëshoi fre,
T’hapim
pijetore.
Edhe
kafene.
Se
populli kohën
S’kish
ku ta kalonte,
Ndimen
ekonomike
S’kish
ku ta shpenzonte.
Kungulli dhe Shalqiri
(Ferit Lamaj)
I flet kungulli një shalqiri:
“Ti I ëmbel, ti
i mire,
Pa rri kungull
ketë verë;
Mos u piq pra,
byrazer!
Mos u piq, më
dëgjo mua;
Unë të keqën
kurrë sta dua!
Dhe tek ne hyn
politika:
Po u skuqe, të
prêt thika….”
(Autorja)
I
thotë shalqiri kungullit”
-Tungjatjeta
byrazer!
Ama,
nuk me le te piqem,
Shkova
dëm gjithë një verë.
-Bëme
punë shumë me mend,
S’qemë
për treg, qemë për Kuvend.
Paradoks
Ra në darkë pa një kacile
Ra në darkë pa një kacile
Kur
u zgjua, pronar firme.
-ç’qe
gjithë kjo?-pyet gjitoni.
-Paradokse
tranzicioni!!!
Drejtori
i Mjedisit
Vunë
cjapin drejtor mjedisi.
Me
passion punën nisi.
Nuk
la pemë as gjethe lisi.
E
thirrën në Ministri.
-çbëhet kështu more zotëri?
-çbëhet kështu more zotëri?
-Vetë
me vutë perendi.
Unë
punoj ashtu si di.
Mos
t’ ju duket aq hata.
Ju
e dini se çfare ha.
Kush
është Shkurte Mula:
Shkurte Zenel Mula, lindi në Helshan të Hasit në vitin 1955. Arsimin 8-vjeçar e kreu në vendlindje. Më pas në vitin 1974 përfundoi me rezultate të shkëlqyera Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë. Po atë vit kthehet në vendlindje dhe emërohet si mësuese e edukimit muzikor në shkollën 8-vjeçare “Niman Ferizi”, (sot 9-vjeçare“Sejdi Dida”), në Krumë. Në fëmijëri ka marrë pjesë në shumë aktivitete artistike nga ku është dalluar e vlersuar në shkallë vendi për talentin, sidomos në interpretimin e lartë artistik.
Shkurte Mula, ka dhënë një kontribut të madh në proçesin mësimor, dhe vazhdon të kontribuojë sidomos në evidentimin, mbështetjen e talenteve muzikore, realizimin e koncerteve dhe aktiviteteve artistike në shkallë rrethi e më gjërë.
Në vitin 1987 është dekoruar me medaljen
e lartë “Naim Frashëri”.
No comments:
Post a Comment