Man
POGA
Botuar në gazeten "Tirana Observer" 05.11.2013
Edhe
pse kjo betejë u bë në vitin 1389, serbët e nxorrën nga arkivi rreth shek XIX
si ngjarje, nga ku gatuan pastaj atë përrallë historike që viktimizon kombin
serb, si gjoja humbës perballë osmanëve duke shtuar “argumentin” se shqiptaret
erdhën në Kosove pikerisht në këtë betejë si aleat të Osmanëve. Pikerisht, për
këtë argument, me shkatërrimin e Perandorisë Osmane gjatë fillim shek XX këto
territore duhej ti ktheheshin Serbise...si gjoja toke serbe!
Kjo
tezë ështe ritrajtuar edhe tani, duke spekuluar mjaft, me përkatësinë etnike të
Kosovës, ku disa e quajnë Turqi, duke sjellur në kujtesë fenë…, disa e quajnë
serbi duke sjellë në kujtesë betejën e vitin 1389 në fush-kosovë. Ndërkohë faktet historike dëshmojnë të
kundërtën!
***
Me
vdekjen e sunduesit Car Dushani (1355) shpërthyen mospajtimet e brendëshme në
shtetin serb. Ndërkohë në palcën shqiptare ngritën krye fisnikë shqiptarë të
cilët duke nuhatur dobësimin e serbisë nuk ngurun për të rifituar territoret e
humbura më parë, konkretisht në Zetë e në shqipërinë e epërme u fuqizuan së
tepërmi Balshajt, në verilindje e në shqipërinë e mesme Dukagjinët e
Kastriotët. Në jug aleanca shqiptare e krijuar nga Karl Topia e Gjin Bue Shpata
korrën një fitore të lavdishme në luginën e Ahelout ne vitin 1358, kundër
Niqofor Angjelos (dhënder i Stefan Dushanit), i
cili kishte në ketë betejë kishte si aleat serbet, të udhehequr nga prijësi
serb Th. Preljuboviç. Mbas kësaj fitore Princat shqiptar zoteruan Etolinë,
Akarnaninë dhe periferine e Artës.
Në territore të tjera sundimi u përtërit me elemetin Serb nëpërmjët se cilës do të shohim se në luginën e Moravës, u vendos Llazar Hrebelanoviqi, ndërsa në pjesën e kosovës së mirfilltë, rrethi i Prishtinës, Vuciternës dhe i Zvercanit u vendos pushteti i Vuk Brankoviqit. Gjatë gjysmës së dyte të shekullit XIV në horizontin ballkanik u shfaq rreziku osman. Depërtimet osmane në thellësi të gadishullit sa vinin e bëheshin edhe më kërcënuese, kësisoj princat e ballkanit e panë vetën të bashkuar para këtij rreziku të madh që po u kanosej, e që ishte më afër se kurrë. Fati politik i kësaj hapësire, në rrethana te reja do të vendosej në Kosovë e pikërisht në fushen e mëllenjave.
Tashmë zot i dy të tretave të Azisë se Vogël, Sulltan Murati iu kthye me të shpejtë përqëndrimit për zgjerim në Ballkan sepse pritej fushata e programuar prej tij. I nisur nga Filipi, ai nuk shkoi drejt Sofies as drejt Nishit, ku e prisnin Llazari dhe Tvërokja, por drejt Velbuzhdit (Kjustendil), prej ku mbërriti në fushën e Kosovës –Kosovo polje -në afërsi të qytetit të sotem te Prishtinës. E sigurt ështe se në këtë betejë ushtria e Muratit ishte e përforcuar me kontigjentët e vasalëve të tij të krishterë: Kostandini, princi bullgar i Velbuzhdit, serbi Marko Kraljevic, armik i Llazarit, ndër to mungonte basileusi Jovan V, që s’ishte në gjendje të mobilizonte trupa.[1]
Përballë ishin rreshtuar ushtritë e princit Llazar dhe të mbretit Tvërtko të cilët ishin përforcuar me kontigjente Vllahe të Vojvodës Mircea dhe nga Shqiptaret e Gjergj Balshës dhe të Dhimitër Jonimës. U fol për 10.000 vetë nga njëra anë dhe për 60.000 vetë nga tjetra duke I kthyer shifrat sipas burimeve osmane ose kristiane.[2] Beteja përfundoi me pasoja për aleancen ballkanike ata u thyen bashkë me shpresën për të ushtruar më gjatë e në mënyrë sovrane pushtetin e tyre mbi territoret e principateve.
II
Veç të tjerash ngjarja mes serbëve dhe shqipëtareve përceptohej në mënyren e gjithë se cilit. Rapsodët kishin nisur ndërkaq fillimet e këngëve të tyre secili në gjuhën e vet. Ato ngjanin me këngët e hershme, madje dhe fjalët ishin po ato. Pleqtë serbë këndonin: O ç’po bëhen gati të na mësyjnë shqiptarët dhe po ashtu lahutarët shqiptarë: Ngrehuni burra, se po ia bëhin shkjetë.[3] Në këto këngë epike lahutare, bie në sy lartësimi i dy figurave kryesore që përkojnë më ngjarjen.
Në epikën Shqiptare, lartësohet fort, epërsia, dukja dhe trimeria e heroit te luftës Milosh Kopiliqit, nëpërmjet së cilës ngrihet lart akti i tij historik, ai i vrasjes së sulltan Muratit në qadrën e tij pak pas mbarimit të betejes. Ndërsa në epikën serbe ngrihet lart figura e mbetit Lazar, qe shkon deri në legjendë. Ai u kthye në hero dhe shenjëtor, kësisoj siç e donin rregullat edhe jeta e tij, filloi të përshkruhej në frymën e vuajtjeve të Krishtit. Megjithse të tërheq vemendjen fakti se tradita popullore serbe për Milosh Kopiliqin është fare e varfër. Kjo heshtje përcillet me shekuj. Për të do të flitet vetëm në dy shekujt e fundit atëherë kur nis të krijohet miti serb i Kosovës[4]. Serbët pretëndojnë edhe këtu mbi përkatësinë etnike të këtij heroi.
Në lidhje me përmbajtjen dhe origjinalitetin e epikes serbe, ngelët shumë për të dyshuar duke marrë parasysh edhe vendin apo periferine ku janë mbledhur këto këngë. Vuk Karaxhiqi[5] thotë se dhjetë nga njëmbëdhjëtë këngët të betejës së Fushë-Kosovës, i ka mbledhur në një lokalitet të veriut në Srem, ndërsa të njembëdhjetën në Karlovac të Kroacisë. Për kundër, këngët shqiptare janë regjistruar në vatrën e ngjarjeve, ose në rrethina të afërta me to ku organisht bashkë më këngët jetojnë edhe Shqipëtarët sot e asaj dite si: në Fushë-Kosovë, Drenice, Prishtinë, Pejë , Rugovë, Ferizaj, Has, etj[6]. Kështu në Serbi u krijua një epos që në Evropën perendimore arriti të fitojë edhe admirimin e vetë Getës. Këtyre këngëve iu mungonte edhe baza tjetër historike, heroi kryesor Marko Krajleviç, që në të vërtetë ishte një bashkpunëtorë i deklaruar i osmanëve, e që në betejën e Fushë-Kosovës ishte përkrah tyre, megjithatë u vazhdua të “besohej” në historitë e pasqyruara në këngë deri në ditët e sotme.
Nëpermjet këtyre këngëve epike u krijua një mitologji. Serbët rrekën të argumentojnë se mu në këtë vit, në këtë betejë daton fataliteti i mbretërisë se tyre, kjo sipas tyre për faj të shqiptarëve të cilet ishin përkrah Turqëve. Nëpërmjet kësaj mitologjie serbët i mëshojnë idesë së shqiptarët janë të ardhur bash në këtë kohë, dhe nuk kan luftuar kundër pushtuesve turq, por ata kanë ndihmuar këtë perandori duke shërbyer në të.[7] Në fakt në çdo perandori, për vetë natyren e tyre, çdo popull shërben në administratën e saj, sikurse çdo popull lufton pastaj për pavarsinë e tij. Shqipëtarët e dëshmuan me luftra të përgjakshme edhe kundërshtine ndaj pushtimit Osman, vetë periudha e lavdishme e Gjergj Kastriotit e dëshmon ketë. Serbët ngritën kultin famëkeq se Kosova është djepi i Serbisë e shkojnë deri aty sa citojnë se Kosova është “Jeruzalemi Serb”.[8]
E gjithë kjo filozofi zuri fill në 28 qeshor 1389 ku daton edhe beteja e famshme mes aleancës ballkanike në njërën anë dhë Osmanëve në anën tjetër të udhëhequr nga Sulltan Murati. Por kjo betejë do te marri trajta vërtet historike, patetike, e nacionaliste për serbët gjatë shekullit XIX, ku edhe shikohej renia e Perandorisë Osmane e gjithsesi duhej gjetur nje ideologji për te aneksuar trojet shqipëtare që gjendeshin brenda perandorise duke e ashtëquajtur legjitimim historik të serbëve mbi Kosovën.
Dhe me së miri ishte ideologjia serbe e shekullit XIX ajo që krijoi kultin e Betejës Mesjetare të Kosovës, si një lloj ngjarje historike e vetpërcaktimit nacional dhe shpirtëror .[9]
III
Popullsia e Kosovës, në gjysmën e dytë të shek.
XVI dhe në shek. XVII për shkak të pushtimit nga Perandoria Osmane, një pjesë e
konsideruar e popullsisë shqipëtare islamizohet dhe si rrjedhim, një pjese e
antroponimisë së saj shndërrohet në antroponimi të sferës fetare islamike.
Identiteti kombëtar shqipëtar u ruajt fort sepse nuk përfaqësohej me fenë
sikurse fqinjët, (Serbët dhe Grekët- M.P) por thellë me identitetin Shqiptar i
cili nuk diktohej nga përkatësia fetare.
Prania e popullsisë shqiptare në këtë kohë përbën në vetvete një dëshmi të pakundërshtueshme, që provon se ajo ekzistonte aty edhe në periudhën e sundimit mesjetar rasian-serb, se ishte autoktone dhe vazhduese e popullsisë së dikurshme ilire, se me sukses i kishte bërë ballë procesit të sllavizimit gjatë shekujve XII-XIV ne sajë të këtij virtyti të veçantë.
Prania e popullsisë shqiptare në këtë kohë përbën në vetvete një dëshmi të pakundërshtueshme, që provon se ajo ekzistonte aty edhe në periudhën e sundimit mesjetar rasian-serb, se ishte autoktone dhe vazhduese e popullsisë së dikurshme ilire, se me sukses i kishte bërë ballë procesit të sllavizimit gjatë shekujve XII-XIV ne sajë të këtij virtyti të veçantë.
Përveç kësaj, për islamizimin e popullsisë shqiptare vepruan edhe faktorë të tjerë ekonomikë e social-politikë. Ku shumë faktorë ekzistencial dhe jetësorë lidheshin me pasjen e fesë myslimane, si p.sh, mbajtja e armës , shtimi, mbajtja, trashegimi i pronës, si dhe karriera ushtarake vareshin nga përqafimi ose jo i fese myslimane. Megjithatë disa parime janë te kristianizmi si themel, ndërsa disa janë te muslimanizmi si supërstrukturë mendimi dhe sjellje. Të parat vlejnë si traditë dhe edukatë historike, të dytat si formë konkrete të përshtatjes në rrethana të reja historiko-konkrete ku imponimi i islamizmit ka në themel tezën e konvertimit.[10] Në këtë periudhë kohore, ku populli shqipëtar qëndroi podhuajse për 500 vjet nën pushtimin Osman u shenuan shumë ngjarje e rrethana historike të cilat pasqyrojnë rëniet dhe ngritjet gjatë këtyre shekujve.
Trojet shqipfolëse u ndanë në katër vilajete, ku mes të tjerash me ndarjen administrative osmane në 1871, u krijua edhe vilajeti i Kosovës me qendër ne Shkup. Sipas regjistrave e statistikave zyrtare osmanë ky Vilajet kishte 840.000 banorë.[11] Një vilajet ky mjaft i gjërë për nga shtrirja por edhe për nga popullsia, ku pjesa dërrmuese ishte Shqiptare.
Në tërësinë e kesaj pjese administrative së bashku me Sanxhakun e Nishit, Vilajeti i Kosovës përfshinte në gjirin e vet troje të tjera etnike shqiptare. Këtë e pohojnë, midis të tjerëve, tre vezhgues të huaj, të cilët disa dekada përpara Kongresit të Berlinit, i vizituan këto troje. Që te tre këta vëzhgues, njohës të mirë të Gadishullit Ballkanik, studjuesi erodit freng, Ami Boue më 1810, analisti i m’prehtë britanik E. Spenser më 1847 dhe shkencëtari i njohur austriak J. Hahn më 1853, kishin dhënë në mënyrë të përafërt edhe konturet e trojeve ku shqiptarët ishin të pranishëm në kohën e tyre.
Sipas tyre, shqiptarët ishin të pranishëm në “Veri deri në Nish, Leskofc dhe Vranjë, në Lindje deri në Kumanovë, Prelep dhe Manastir, në Jug deri në Konicë, Janinë dhe Prevezë, pa qenë nevoja të përsëritet se në periferi të kësaj treve kishte përzirje etnish, ku shqiptarët formonin diku pakicën përball etnive tjera.[12]
Për fund!
Kur Perandoria Osmane po tronditej thellë në rrenjët e veta.
Serbët nxorën nga antropopsikikja e tyre mitin për Kosovën. Por kësaj rradhe me
një program të detajuar e me ideator shtetarë e akademikë. Një platformë të
tillë themeloi Ilia Garashani Ministër i Brendshëm i Serbisë në vitin 1844, e
që njihet platforma e parë politike e detajuar e qarqeve drejtuese të
Beogratit, njeherësh dhe baza ideologjike e programit shovinisht të “Serbisë së
Madhe”.[13] Si synim kryesor i autorit ishte plotesimi
i detyrave të përcaktuara nga car Stefan Dushani të cilat qenë nderprerë nga
beteja e Kosovës e vitit 1389. Në këtë menyrë rikrijimi i Perandorisë
Serbe arsytohej si e drejtë historike, të cilët ngelej për ta përfunduar
sundimtaret e shekullit XIX. E gjithe kjo devize politike u mbështet e u
propogandua në baza mitike, folklorike e asesi shkencore, nga ku u mobilizuan një grup i tëre akademikësh gjatë
ty shekujve për të ushqyer, argumentuar, e mbështjellur me të ashtëquajturen
argument shkencor ketë arsytim mesjetar.
Por, siç thekson edhe S. Pulaha kjo “shkencë” nuk ka pasur për bazë normat dhe moralin shkencor, të vërtetën shkencore, por vetëm interesat e politikës së ditës, politikës anti-shqiptare. Shkencëtarët e tillë përpiqen që me çdo kusht ta mohojnë prejardhjen ilire të shqiptarëve. Ata kishin vetëm një qëllim të caktuar - mohimin e së kaluarës historike etnike të shqiptarëve, falsifikimin e historisë dhe të autoktonisë së tyre.[14] Prandaj ky mit do të bjerë shpejt dhe Kosova do të shohë driten e vet historike kur bota do të njohë të verteten- se Kosova s’është asgjë tjeter veçse shqiptare!
___________________________________________________________________________________
[1] Castellan, G, “Histori e Ballkanit”,Cabej, Tiranë,1991 fq, 66
[2] Castellan,G. Vep e cit, fq, 67.
[3] Kadare,I, “Tri Këngë Zie Për Kosovën”, Onufri, Tirane, 2005,fq, 22.
[4] Prof.dr. Qamil Haxhihasani,” Beteja E Fush-Kosovës (1389) Në Epikën Popullore Shqiptare”. Botim nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë; Beteja E Kosovës 1389 (Përmbledhje studimesh), fq, 160.
[5] Mbledhës, studiues i epikës folkloristike popullore Serbe.
[6] Prof.dr. Qamil Haxhihasani, Beteja E Fush-Kosovës (1389), Në Epikën Popullore Shqiptare. fq, 155.
[7] Jasminka Udoviçki & James Ridgeëay ,”Yugoslavia’s Ethnic Nightmare”: fq, 28
[8] Bytyç Enveri,”Shqiptarët, sebët dhe grekët”, Koha, Tirane,2005, fq, 18-19.
[9] Malcolm, N, “Kosova një Histori e Shkurtër” , Revista Koha , nr 11, datë 15 maj 1999, faqe 41.
[10] Kabo Përparim, “Autoritarizëm Në Tranzicion”, Plejad,Tirane,2006, fq, 48.
[11] Akademia e Shkencave, vep e cit, fq, 84.
[12] Prof. dr. Kristo Frashëri, Kosova historike dhe Kosova e sotme, Konfrenenca e Bujanit, ASH e RSH dhe IH në Tiranë, Sesion Shkencor kushtuar 55 vjetorit të Konferencës së Bujanit, mbajtur në Tiranë, më 20 janar 1999. Cituar nga Dr.Jusuf Osmani, Kolonizimi Serb I Kosovës, fq, 10.
[13] “Naçertanije”, in “Delo”, Beograd, 1906 (përkthim shqip nga H. Bajrami në, Ilia Garashanini dhe politika e tij shtetërore 1844-1874, “Vjetar-Godisnjak, XXIV/88, Prishtinë, 1988, fq, 127-137. Shih edhe: M. Verli, Kosova Sfida Shqiptare Në Historine E NJë Shekulli, Tiranë 2007, fq, 19.
No comments:
Post a Comment