Interviste me artistin shqiptar Bilbil Mazrreku
Besidoi: Man Poga
TIRANË, në Pallatin e Kongreseve në një hapsirë të
bollshme të katit të 3, në kuadër të edicionint të
21-të, Klik Ekspo Group ka krijuar më shumë vëmendje për artin. Që prej dates
22 nëntor vazhdon të jetë e hapur ekspozita e tre artisteve themelues së
shoqatës "VIZart". Në pikturë prezantohen artistët e mirënjohur si Znj.
Ormira Lulani dhe Z. Helidon Haliti, ndërsa në skulpturë artisti i talentuar,
Bilbil Mazrreku (Billy).
Ekspozita pret vizitorë deri më datë 26
nëntor 2014.
***
Me këtë intervistë, ne do të ndalemi tek
skulptori B. Mazrreku, i cili vjen për herë të pare me ekspozitë në sklupturë.
Nëpërmejt kësaj bisede do mundohemi të mesojmë me shumë rreth rrugëtimin të tij
drejt artit; si është sot jeta e tij artistike mes Francës dhe Shqipërisë; sa
ka ndikuar përvoja e tij akademike në krijimtarinë e tij; ndryshimet mes dy
Akademive të Artit, të asaj shqiptare
dhe jo shqiptare; planet e tij për të ardhmen etj.
***
Unë dhe artisti Bilbil Mazrreku
Para se ta pyes, ta “ngacmoj” me pyetje,
u ndala para punëve të tij, para portreteve, i shoh një pas një, meditoj në to,
kthehem prap, i rishoh nga fillimi, janë skalitur me mjeshtëri, skulptura e tij
plot ngjyrë dhe formë, më krijon emocione. I afrohem autorit të punëve,
artistit
B. Mazrreku, e pyes mbi risinë e veprave
të tij, nguron pak, është modest, -“le të flasin veprat për mua” –thotë. Sytë i
shprehin më shumë se fjalët, e pyes përsëri, shkarazi i “vjedh” ndonjë
përshtypje të veçantë mbi punët, me dashuri të madhe për secilën vepër, më
përgjigjet: - "Skulpturat e mia mbi të gjitha kanë shpirt, vizitorët
ndalën gjatë para tyre, i prekin, i fotografojnë, i ndjejnë", kjo më
gëzon, shton ai.
B. Mazrrekun, si artist që është, e
karekterizon një pasion i madh për fushën e artin dhe kulturën në përgjithsi.
Gjatë gjithë intervistes, duke mësuar më shumë për jetën e tij artistike, më
krijon përshtypjen e një përsoni që nuk "ngopet" me dije, kërkon më
shumë nga vetja në çdo aspekt cilësinë, deri në përfeksion, punon deri vonë për
të qënë i kulluar në çdo detaj të artin të tij. Ai sot e ndan kohën mes Frances
dhe Shqipërisë, ka mbaruar dy Akademi Arti, zotëron shkëlqyeshëm 4 gjuhë të
huaja (Frengjisht, Anglisht, Italisht, Greqisht), ka mbi supe shumë përvojë,
dhe prap është modest. Fillesat e talentit të tij i gjejmë tek disa skica të
bëra në kohën e fëminisë në Has. Falë pasionin të tij ëndrra vazhdon tej,
mbaron me sukses në "92 Akademinë e Artit në Tiranë, por nuk ngopet. Vazhdon
më tej, kërkon të përmbushet edhë më, duket se liria e lëvizjes i jep një garë
tjetër, atë të matjes së dijeve të tij , me artistët jashtë vendit. Shqipëria
për të është pak. Asgjë nuk e ndalon pasionin e tij për artin, të bukurën,
pikturën dhe skulpturën, në “98-tën mbaron shkëlqyeshëm Akademinë e Artit në
Athinë për skulpture dhe disiplina të tjera.
Me aktivitetin e tij artistik e gjejmë
si drejtues të një prej galerive më të njohura në Athinë, në lagjen
"Plaka", pastaj bashkëpunime në Amsterdem, Paris, e gjetkë. Për tu
rikthyer në vendin ku u nis në "92 me më shumë ëndrra në xhep, sot,
shumica të bëra realitet.
***
Z. Mazrreku, pashë që kraha ekspozitës ishtë logoja
"VIZart", çfarë domëthënie ka kjo logo?
Prezantimi im këtu
lidhet dhe me promovimin e Shoqatës Kulturore Artistike "VIZart", ku
krahaz punëve të mia në skulpturë, prezantohen
dhe dy artistë mjaft të njohur në pikturë si Znj. Ormira Lulani dhe Z. Helidon Haliti. Ne zgjodhëm që
pikërisht me këtë ekspozitë të prezantonim dhe Shoqatën Artistike Kulturore të
cilën e pagëzuam me emrin “VIZart”.
Z. Mazrreku për Ju është paraqitja e parë në Tiranë me skulpture,
si po pritet nga qytetarët e Tiranës ekspozita juaj ?
Po, është prezantimi i parë me punimet e
mia, në zhanrin e skulpturës në Tiranë. Në fakt, e kisha menduar prej kohësh këtë
ekspozite si suprizë për publikun artëdashës shqiptar. Ku ka më bukur se sa për
festat e nëntorit! Pas një rrugëtimi të gjatë nëpërbotë, e
konsiderova si me të veçantë ekspozimin e punimeve të mia aty ku u formova, pra
ku janë fillimet e mia artistike.
Përsa i përket vizitorëve, jam shumë i
suprizuar nga impakti i madh që ka patur kjo ekspozitë në syrin e qytetarëve të
Tiranës.
Krahas Akademisë së Artit në Shqipëri, ju keni mbaruar dhe Akademinë
e Artit në Athinë, na flisni pak rreth kësaj përvoje?
Mendoj që rregullat e forta akademike dhe
disiplina e madhe e shkollës sonë ka qenë një bazë e fortë formimi, ku ka
ndikuar goxha në të ardhmën time artistike. Shkolla klasike që përfitova këtu në
gërshëtim me eksperiencat që mora në shkollën liberale europiane, siç është ajo
e Akademise së Arteve të Athines, plotësuan edhe më, formimin tim artistik dhe
akademik. Gjatë qëndrimit në Athinë, kemi
organizuar shumë ekspozita me artistë shqiptare që jetojne dhe punojnë në
greqi. Duke u paraqitur me dinjitet me ekspozita të ndryshme që nga “96-ta deri
në 2010-tën, vit të cilin unë u vendosa në Francë.
Ju jetoni mes Francës dhe Shqipërisë, ku frymëzoheni me shumë?
Pyetje e bukur! Sigurisht që Franca
është potencial i madh frymëzimi për çdo artist, nga ku kam përfituar shumë
eksperienca të reja. Por, gjithmonë sa herë që rikthehem në
atdhe për mua është një emocion i veçantë artistik dhe shpirtëror.
Çmund të na thoni diçka mbi projektet e së ardhmës?
Në fakt kam
disa. Me një nga projektet e mia artistike, synoj që të paraqitem përsëri
sëshpejti me një ekspozitë përsonale në Tirane. Sigurisht me një numër më të
madh punësh. Ndërkohë, paralelisht do jem i angazhuar dhe në disa projekte
ndërkombëtare me koleget e mi në Francë e më gjërë, nëpër Europë.
Z.
Mazrreku, ju urojmë suksese dhe faleminderit për biseden!
Ju faleminderit ju për bisedën!