Man
POGA
Botuar në gazeten "Tirana Observer" 05.11.2013
Edhe
pse kjo betejë u bë në vitin 1389, serbët e nxorrën nga arkivi rreth shek XIX
si ngjarje, nga ku gatuan pastaj atë përrallë historike që viktimizon kombin
serb, si gjoja humbës perballë osmanëve duke shtuar “argumentin” se shqiptaret
erdhën në Kosove pikerisht në këtë betejë si aleat të Osmanëve. Pikerisht, për
këtë argument, me shkatërrimin e Perandorisë Osmane gjatë fillim shek XX këto
territore duhej ti ktheheshin Serbise...si gjoja toke serbe!
Kjo
tezë ështe ritrajtuar edhe tani, duke spekuluar mjaft, me përkatësinë etnike të
Kosovës, ku disa e quajnë Turqi, duke sjellur në kujtesë fenë…, disa e quajnë
serbi duke sjellë në kujtesë betejën e vitin 1389 në fush-kosovë. Ndërkohë faktet historike dëshmojnë të
kundërtën!
***
Me
vdekjen e sunduesit Car Dushani (1355) shpërthyen mospajtimet e brendëshme në
shtetin serb. Ndërkohë në palcën shqiptare ngritën krye fisnikë shqiptarë të
cilët duke nuhatur dobësimin e serbisë nuk ngurun për të rifituar territoret e
humbura më parë, konkretisht në Zetë e në shqipërinë e epërme u fuqizuan së
tepërmi Balshajt, në verilindje e në shqipërinë e mesme Dukagjinët e
Kastriotët. Në jug aleanca shqiptare e krijuar nga Karl Topia e Gjin Bue Shpata
korrën një fitore të lavdishme në luginën e Ahelout ne vitin 1358, kundër
Niqofor Angjelos (dhënder i Stefan Dushanit), i
cili kishte në ketë betejë kishte si aleat serbet, të udhehequr nga prijësi
serb Th. Preljuboviç. Mbas kësaj fitore Princat shqiptar zoteruan Etolinë,
Akarnaninë dhe periferine e Artës.
Në territore të tjera sundimi u përtërit me
elemetin Serb nëpërmjët se cilës do të shohim se në luginën e
Moravës, u vendos Llazar Hrebelanoviqi, ndërsa në pjesën e kosovës
së mirfilltë, rrethi i Prishtinës, Vuciternës dhe
i Zvercanit u vendos pushteti i Vuk Brankoviqit. Gjatë gjysmës së dyte të
shekullit XIV në horizontin ballkanik u shfaq rreziku osman. Depërtimet osmane
në thellësi të gadishullit sa vinin e bëheshin edhe më kërcënuese, kësisoj
princat e ballkanit e panë vetën të bashkuar para këtij rreziku të madh që po u
kanosej, e që ishte më afër se kurrë. Fati politik i kësaj hapësire, në
rrethana te reja do të vendosej në Kosovë e pikërisht në fushen e
mëllenjave.
Tashmë zot i dy të tretave të Azisë
se Vogël, Sulltan Murati iu kthye me të shpejtë përqëndrimit për zgjerim në
Ballkan sepse pritej fushata e programuar prej tij. I nisur nga
Filipi, ai nuk shkoi drejt Sofies as drejt Nishit, ku e prisnin Llazari dhe
Tvërokja, por drejt Velbuzhdit (Kjustendil), prej ku mbërriti në fushën e
Kosovës –Kosovo polje -në afërsi të qytetit të sotem te Prishtinës. E sigurt
ështe se në këtë betejë ushtria e Muratit ishte e përforcuar me
kontigjentët e vasalëve të tij të krishterë: Kostandini, princi bullgar i Velbuzhdit,
serbi Marko Kraljevic, armik i Llazarit, ndër to mungonte basileusi Jovan V, që
s’ishte në gjendje të mobilizonte trupa.[1]
Përballë ishin rreshtuar ushtritë e princit
Llazar dhe të mbretit Tvërtko të cilët ishin përforcuar me kontigjente Vllahe
të Vojvodës Mircea dhe nga Shqiptaret e Gjergj Balshës dhe të Dhimitër Jonimës.
U fol për 10.000 vetë nga njëra anë dhe për 60.000 vetë nga tjetra duke I
kthyer shifrat sipas burimeve osmane ose kristiane.[2] Beteja përfundoi me pasoja për aleancen
ballkanike ata u thyen bashkë me shpresën për të ushtruar më gjatë e në mënyrë
sovrane pushtetin e tyre mbi territoret e principateve.
II
Veç të tjerash ngjarja mes serbëve dhe
shqipëtareve përceptohej në mënyren e gjithë se cilit. Rapsodët kishin nisur
ndërkaq fillimet e këngëve të tyre secili në gjuhën e vet. Ato ngjanin me
këngët e hershme, madje dhe fjalët ishin po ato. Pleqtë serbë këndonin: O ç’po
bëhen gati të na mësyjnë shqiptarët dhe po ashtu lahutarët shqiptarë: Ngrehuni
burra, se po ia bëhin shkjetë.[3] Në
këto këngë epike lahutare, bie në sy lartësimi i dy figurave kryesore që
përkojnë më ngjarjen.
Në epikën Shqiptare, lartësohet fort, epërsia,
dukja dhe trimeria e heroit te luftës Milosh Kopiliqit, nëpërmjet së cilës
ngrihet lart akti i tij historik, ai i vrasjes së sulltan Muratit në qadrën e
tij pak pas mbarimit të betejes. Ndërsa në epikën serbe ngrihet lart figura e
mbetit Lazar, qe shkon deri në legjendë. Ai u kthye në hero dhe
shenjëtor, kësisoj siç e donin rregullat edhe jeta e tij, filloi të
përshkruhej në frymën e vuajtjeve të Krishtit. Megjithse të tërheq vemendjen
fakti se tradita popullore serbe për Milosh Kopiliqin është fare e varfër. Kjo
heshtje përcillet me shekuj. Për të do të flitet vetëm në dy shekujt
e fundit atëherë kur nis të krijohet miti serb i Kosovës[4]. Serbët pretëndojnë edhe këtu mbi përkatësinë etnike
të këtij heroi.
Në lidhje me përmbajtjen dhe origjinalitetin e
epikes serbe, ngelët shumë për të dyshuar duke marrë parasysh edhe vendin apo
periferine ku janë mbledhur këto këngë. Vuk Karaxhiqi[5] thotë se dhjetë nga njëmbëdhjëtë këngët të
betejës së Fushë-Kosovës, i ka mbledhur në një lokalitet të veriut në Srem,
ndërsa të njembëdhjetën në Karlovac të Kroacisë. Për kundër, këngët shqiptare
janë regjistruar në vatrën e ngjarjeve, ose në rrethina të afërta me to ku
organisht bashkë më këngët jetojnë edhe Shqipëtarët sot e asaj dite si:
në Fushë-Kosovë, Drenice, Prishtinë, Pejë
, Rugovë, Ferizaj, Has, etj[6]. Kështu në Serbi u krijua një epos që në Evropën
perendimore arriti të fitojë edhe admirimin e vetë Getës. Këtyre këngëve iu
mungonte edhe baza tjetër historike, heroi kryesor Marko Krajleviç, që në të
vërtetë ishte një bashkpunëtorë i deklaruar i osmanëve, e që në betejën e
Fushë-Kosovës ishte përkrah tyre, megjithatë u vazhdua të “besohej” në
historitë e pasqyruara në këngë deri në ditët e sotme.
Nëpermjet këtyre këngëve epike u krijua një
mitologji. Serbët rrekën të argumentojnë se mu në këtë vit, në këtë betejë
daton fataliteti i mbretërisë se tyre, kjo sipas tyre për faj të shqiptarëve të
cilet ishin përkrah Turqëve. Nëpërmjet kësaj mitologjie serbët i mëshojnë idesë
së shqiptarët janë të ardhur bash në këtë kohë, dhe nuk kan luftuar
kundër pushtuesve turq, por ata kanë ndihmuar këtë perandori duke
shërbyer në të.[7] Në fakt në çdo perandori, për vetë natyren e
tyre, çdo popull shërben në administratën e saj, sikurse çdo popull lufton
pastaj për pavarsinë e tij. Shqipëtarët e dëshmuan me luftra të përgjakshme
edhe kundërshtine ndaj pushtimit Osman, vetë periudha e lavdishme e Gjergj
Kastriotit e dëshmon ketë. Serbët ngritën kultin famëkeq se Kosova është
djepi i Serbisë e shkojnë deri aty sa citojnë se Kosova është “Jeruzalemi
Serb”.[8]
E gjithë kjo filozofi zuri fill në 28 qeshor
1389 ku daton edhe beteja e famshme mes aleancës ballkanike në njërën anë dhë
Osmanëve në anën tjetër të udhëhequr nga Sulltan Murati. Por kjo betejë do
te marri trajta vërtet historike, patetike, e nacionaliste për serbët gjatë
shekullit XIX, ku edhe shikohej renia e Perandorisë Osmane e gjithsesi duhej
gjetur nje ideologji për te aneksuar trojet shqipëtare që gjendeshin brenda
perandorise duke e ashtëquajtur legjitimim historik të serbëve mbi Kosovën.
Dhe me së miri ishte ideologjia serbe e
shekullit XIX ajo që krijoi kultin e Betejës Mesjetare të Kosovës, si një lloj
ngjarje historike e vetpërcaktimit nacional dhe shpirtëror .[9]
III
Popullsia e Kosovës, në gjysmën e dytë të shek.
XVI dhe në shek. XVII për shkak të pushtimit nga Perandoria Osmane, një pjesë e
konsideruar e popullsisë shqipëtare islamizohet dhe si rrjedhim, një pjese e
antroponimisë së saj shndërrohet në antroponimi të sferës fetare islamike.
Identiteti kombëtar shqipëtar u ruajt fort sepse nuk përfaqësohej me fenë
sikurse fqinjët, (Serbët dhe Grekët- M.P) por thellë me identitetin Shqiptar i
cili nuk diktohej nga përkatësia fetare.
Prania e popullsisë shqiptare në
këtë kohë përbën në vetvete një dëshmi të pakundërshtueshme, që provon se
ajo ekzistonte aty edhe në periudhën e sundimit mesjetar rasian-serb, se ishte
autoktone dhe vazhduese e popullsisë së dikurshme ilire, se me sukses i kishte
bërë ballë procesit të sllavizimit gjatë shekujve XII-XIV ne sajë të këtij
virtyti të veçantë.
Përveç kësaj, për islamizimin e popullsisë shqiptare
vepruan edhe faktorë të tjerë ekonomikë e social-politikë. Ku shumë faktorë
ekzistencial dhe jetësorë lidheshin me pasjen e fesë myslimane, si p.sh,
mbajtja e armës , shtimi, mbajtja, trashegimi i pronës, si dhe karriera ushtarake
vareshin nga përqafimi ose jo i fese myslimane. Megjithatë disa
parime janë te kristianizmi si themel, ndërsa disa janë te muslimanizmi si
supërstrukturë mendimi dhe sjellje. Të parat vlejnë si traditë dhe
edukatë historike, të dytat si formë konkrete të përshtatjes në rrethana të
reja historiko-konkrete ku imponimi i islamizmit ka në themel tezën e
konvertimit.[10] Në këtë periudhë kohore, ku populli
shqipëtar qëndroi podhuajse për 500 vjet nën pushtimin Osman u shenuan shumë
ngjarje e rrethana historike të cilat pasqyrojnë rëniet dhe ngritjet gjatë
këtyre shekujve.
Trojet shqipfolëse u ndanë në katër vilajete, ku
mes të tjerash me ndarjen administrative osmane në 1871, u krijua
edhe vilajeti i Kosovës me qendër ne Shkup. Sipas regjistrave e
statistikave zyrtare osmanë ky Vilajet kishte 840.000 banorë.[11] Një vilajet ky mjaft i gjërë për nga
shtrirja por edhe për nga popullsia, ku pjesa dërrmuese ishte
Shqiptare.
Në tërësinë e kesaj pjese
administrative së bashku me Sanxhakun e Nishit, Vilajeti i Kosovës
përfshinte në gjirin e vet troje të tjera etnike shqiptare. Këtë e
pohojnë, midis të tjerëve, tre vezhgues të huaj, të cilët disa dekada përpara
Kongresit të Berlinit, i vizituan këto troje. Që te tre këta vëzhgues,
njohës të mirë të Gadishullit Ballkanik, studjuesi erodit freng, Ami Boue më
1810, analisti i m’prehtë britanik E. Spenser më 1847 dhe shkencëtari i njohur
austriak J. Hahn më 1853, kishin dhënë në mënyrë të përafërt edhe konturet e
trojeve ku shqiptarët ishin të pranishëm në kohën e tyre.
Sipas tyre, shqiptarët ishin të pranishëm në
“Veri deri në Nish, Leskofc dhe Vranjë, në Lindje deri në Kumanovë, Prelep dhe
Manastir, në Jug deri në Konicë, Janinë dhe Prevezë, pa qenë nevoja të
përsëritet se në periferi të kësaj treve kishte përzirje etnish, ku shqiptarët
formonin diku pakicën përball etnive tjera.[12]
Për fund!
Kur Perandoria Osmane po tronditej thellë në rrenjët e veta.
Serbët nxorën nga antropopsikikja e tyre mitin për Kosovën. Por kësaj rradhe me
një program të detajuar e me ideator shtetarë e akademikë. Një platformë të
tillë themeloi Ilia Garashani Ministër i Brendshëm i Serbisë në vitin 1844, e
që njihet platforma e parë politike e detajuar e qarqeve drejtuese të
Beogratit, njeherësh dhe baza ideologjike e programit shovinisht të “Serbisë së
Madhe”.[13] Si synim kryesor i autorit ishte plotesimi
i detyrave të përcaktuara nga car Stefan Dushani të cilat qenë nderprerë nga
beteja e Kosovës e vitit 1389. Në këtë menyrë rikrijimi i Perandorisë
Serbe arsytohej si e drejtë historike, të cilët ngelej për ta përfunduar
sundimtaret e shekullit XIX. E gjithe kjo devize politike u mbështet e u
propogandua në baza mitike, folklorike e asesi shkencore, nga ku u mobilizuan një grup i tëre akademikësh gjatë
ty shekujve për të ushqyer, argumentuar, e mbështjellur me të ashtëquajturen
argument shkencor ketë arsytim mesjetar.
Por, siç thekson edhe S. Pulaha kjo “shkencë”
nuk ka pasur për bazë normat dhe moralin shkencor, të vërtetën shkencore, por
vetëm interesat e politikës së ditës, politikës anti-shqiptare. Shkencëtarët e
tillë përpiqen që me çdo kusht ta mohojnë prejardhjen ilire të shqiptarëve. Ata
kishin vetëm një qëllim të caktuar - mohimin e së kaluarës historike etnike të
shqiptarëve, falsifikimin e historisë dhe të autoktonisë së tyre.[14] Prandaj
ky mit do të bjerë shpejt dhe Kosova do të shohë driten e vet historike kur
bota do të njohë të verteten- se Kosova s’është asgjë tjeter veçse shqiptare!
___________________________________________________________________________________
[1] Castellan, G
, “Histori e Ballkanit”,Cabej, Tiranë,1991 fq, 66
[2] Castellan,G. Vep e cit, fq, 67.
[3] Kadare,I, “
Tri Këngë Zie Për Kosovën”, Onufri, Tirane, 2005,fq, 22.
[4] Prof.dr. Qamil Haxhihasani,” Beteja E Fush-Kosovës (1389) Në Epikën Popullore Shqiptare”. Botim nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë; Beteja E Kosovës 1389 (Përmbledhje studimesh), fq, 160.
[5] Mbledhës, studiues i epikës folkloristike popullore Serbe.
[6] Prof.dr. Qamil Haxhihasani, Beteja E Fush-Kosovës (1389), Në Epikën Popullore Shqiptare. fq, 155.
[7] Jasminka Udoviçki & James Ridgeëay ,”
Yugoslavia’s Ethnic Nightmare”: fq, 28
[8] Bytyç Enveri,”Shqiptarët, sebët dhe grekët”, Koha, Tirane,2005, fq, 18-19.
[9] Malcolm, N, “Kosova një Histori e Shkurtër” , Revista Koha , nr 11, datë 15 maj 1999, faqe 41.
[10] Kabo Përparim, “Autoritarizëm Në Tranzicion”, Plejad,Tirane,2006, fq, 48.
[11] Akademia e Shkencave, vep e cit, fq, 84.
[12] Prof. dr. Kristo Frashëri, Kosova historike dhe Kosova e sotme, Konfrenenca e Bujanit, ASH e RSH dhe IH në Tiranë, Sesion Shkencor kushtuar 55 vjetorit të Konferencës së Bujanit, mbajtur në Tiranë, më 20 janar 1999. Cituar nga Dr.Jusuf Osmani, Kolonizimi Serb I Kosovës, fq, 10.
[13] “Naçertanije”, in “Delo”, Beograd, 1906 (përkthim shqip nga H. Bajrami në, Ilia Garashanini dhe politika e tij shtetërore 1844-1874, “Vjetar-Godisnjak, XXIV/88, Prishtinë, 1988, fq, 127-137. Shih edhe: M. Verli, Kosova Sfida Shqiptare Në Historine E NJë Shekulli, Tiranë 2007, fq, 19.
[14] Selami Pulaha, “Popullsia shqiptare e Kosovës gjatë shekujve XV-XVI”, Tiranë, 1984, fq. 4.