MAN POGA

Fjala e arsyes, ndjenja e zemrës!

Hyrje

Thursday, June 2, 2011

"Qyteti pa qytet në një menu mëngjesi"


Agimi vjen herët në "qytet", bashkë me lëvizjet e pandalshme të njerëzve në orët e para të mëngjesit. Qumshti taze i katundeve përreth sapo hyri në qytet, ngarkuar në biçikletat kineze që duken si zisa të vjetër kur parkohen karshi benzave të "freskët" diaspore...!
Në Qytetin pa qytet nuk ndodh ndonje hata. Sot, për shembull, është një nga ato ditë e zakonshme kur të gjithë i nënshtrohen pavetëdije diellit. Dita është e bukur, bukur e gjatë, por menuja është e varfër edhe pse sofra është e vjetër... Në orët e ditevë të "qytetit" çdo mëngjes, "qytetari", merr menunë me vete. Aty shkruhet të gjitha veprimet që përsëriten çdo ditë si çdo ditë: 1.- ora 8:00, shëtitje buzë rruge me duar në xhepa; 2.- ora 8:30, një kafe në lokal, (po të thriti njeri do ishte shumë mirë), përbri menusë në të djathtë të fletës, ka nje shënim me të kuqe: "a) mos u ul në kafe me të tjerët, ka rrezik të paguash; b) Ti gjithmonë po pret një njeri; c) do ngrihesh shumë shpejt, se ashtu të doli një  punë. 

pika 3.- ora 10:45, argëtim me veten dhe një rrugëtim të këndshëm nëpër mendje; 
4. ora 12:30 kthehu shpejt në shtëpi. Poshtë ka një shënim tjetër: kjo është menuja e mengjesit, ke harruar menunë e drekës...!

Në "qytet" nuk ndodh ndonjë hata, çdo ditë është si çdo ditë। Atje, bjeshka mendohet, njeriu hutohet, fjala hesht, dhe dielli qesh me menunë e qytetit pa qytet.



Man Poga